Latifi takon shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë: Rahoveci ka potencial për investime

02 shkurt 2023 | 11:28

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik.

Latifi ka falënderuar për vizitën dhe e ka njoftuar me veçantitë, të arriturat si dhe mundësitë që ka Rahoveci.

“Po ashtu e informova, se komuna e Rahovecit rangohet shumë lart në performancë, transparencë dhe në shumë aspekte të qeverisjes. Para z. Kostilnik paraqita edhe potencialin e madh që ka Rahoveci për investime në shumë fusha, posaçërisht investimet që pritet të bëhen në fushën e energjisë së ripërtërishme”, ka theksuar Latifi pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, gjatë…