Laura Fazliu në rrethin e tretë të Botërorit

10 maj 2023 | 12:54

Laura Fazliu ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.

Fazliu në rrethin e dytë kroaten Iva Oberan në kategorinë deri në 63 kilogramë, kurse në rrethin e tretë do të ketë punë me brazilianen Ketleyn Quadros.

Kosova është ende në kërkim të medaljes së parë të Botërorit, pasi këtë s’mundën ta bënin Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets ka njoftuar edhe zyrtarisht se…