Lazio “blindon” Inzaghin

11 nëntor 2020 | 12:01

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito dhe trajneri Simone Inzaghi kanë gjetur pajtimin për rinovimin e kontratës e cila i skadonte në qershor 2021.

Inzaghi do të firmosë një kontratë të re në bazën e një milion eurove, pagë e cila do të rritet deri në tre milionë më 2023. Lotito me këtë lëvizje kërkon të sjellë pak qetësi në radhët e klubit, largon dyshimet mbi të ardhmen e trajnerit, me shpresë që ekipi i tij të rikthehet te rezultatet pozitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, e…