Deputetja e PDK-së e pyet Hotin se pse e hoqi flamurin e Kosovës gjatë Samitit të Sofjes

11 nëntor 2020 | 11:56

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, e ka pyetur kryeministrin Avdullah Hoti se pse flamurin e Kosovës e ka lënë të dera dhe jo në vendin e duhur siç është e rregulluar me Ligjin për protokollin e shtetit, në paraqitjen e tij virtuale në Samitin e Sofjes.

Më tutje, ajo ia ka dhënë një këshillë Hotit, duke i thënë se nga ai “pritet sjellje dinjitoze karshi simboleve dhe shtetit tonë”.

“Kryeministër, pse flamurin shtetëror të Kosovës e keni lënë te dera e jo në vendin e duhur siç është e rregulluar me Ligjin për protokollin e shtetit, me qëllimin e përfaqësimit të barabartë të Republikës së Kosovës. Ky ligj ju obligon që në tavolinën tuaj, gjatë mbajtjes së takimeve të vendosni flamuj të vegjël shtetëror ose prapa juve flamuj të mëdhenj shtetëror. Kryeministër, jeni rangu më i lartë i pushtetit ekzekutiv në Kosovë e nga ju pritet sjellje dinjitoze karshi simboleve dhe shtetit tonë”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 5 people, indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wanda Nara njihet për imazhet provokuese që publikon në rrjetet…