Lazio dy javë pa Muriqin

27 nëntor 2020 | 11:32

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi do të jetë të paktën dy javë jashtë fushës shkaku i lëndimit gjatë ndeshjes që Lazio e fitoi të martën ndaj Zenitit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kështu ka raportuar të enjten “La Lazio Siamo Noi”. Muriqi u inkuadrua në fushë në minutën e 80-të dhe pati disa duele me mbrojtësit e Zenitit.

Ai do t’i mungoj Lazios në ndeshjen kundër Udineses, Borussia Dortmundit dhe Spezias. Sulmuesi 26-vjeçar nga Prizreni ka luajtur katër ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe katër në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në mungesë…