Lazio pas Robbenit

11 qershor 2019 | 17:14

Lazio duket se është gati të bëjë një goditje të madhe në afatin kalimtar, me parametra zero.

Siç bën me dije “Il Messaggero”, Claudio Lotito ka në plan të parë, holandezin Arjen Robben, i cili u largua nga Bayerni pas disa sezonesh. Duket se klubi lacial kërkon të bëjë një goditje si ajo e Miroslav Kloses, i cili ishte pjesë e skuadrës italiane para disa sezonesh.

Nuk raportohet për bisedime apo oferta mes palëve, por thjesht për një interesim dhe vëzhgim, që po i bën Lazio rastit të Robbenit. Tashmë pritet me interes, ky operacion dhe nëse Lazio do të bënte një afrim të bujshëm në verë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se…