Lazio – Sevilla, kryendeshja në Ligën e Evropës

14 shkurt 2019 | 11:49

Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, sonte (e enjte) është koha për ndeshjet në Ligën e Evropës. Kryendeshja e 1/16 e finales do të zhvillohet në kryeqytetin e Italisë, Romë. Lazio e shqiptarëve do ta presë skuadrën e Sevillas.

Skuadra italiane do të mundohet ta marrë maksimumin nga kjo ndeshje për faktin që në ndeshjen e dytë të ketë punë më të lehtë në Spanjë, por Sevilla është “eksperte” në Ligën e Evropës dhe eliminimi i saj do të jetë i vështirë. Arsenali do të luajë si mysafir i skuadrës së Bate Borisovit, kurse edhe Interi është mysafir i Rapid Vjenës.

Si mysafir do të luajnë edhe Napoli dhe Chelsea ndaj Zurichut dhe Malmos. Ndeshjet e para fillojnë në orën 18:55, kurse ndeshjet e dyta nga ora 21:00.

Çiftet e Evropa Ligës

18:55 BATE Borisov – Arsenal
18:55 FC Krasnodar – Bayer Leverkusen
18:55 Galatasaray – Benfica
18:55 Lazio – Sevilla
18:55 Olympiacos – Dynamo Kyiv
18:55 Rapid Wien – Inter
18:55 Rennes – Real Betis
18:55 Slavia Prague – Genk
21:00 Celtic – Valencia
21:00 Club Brugge – Salzburg
21:00 FC Zuerich – Napoli
21:00 Malmoe FF – Chelsea
21:00 Shakhtar Donetsk – Eintracht Frankfurt
21:00 Sporting CP – Villarreal
21:00 Viktoria Plzen – Dinamo Zagreb

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje  ka dorëzuar sot kërkesë për…