Lazio synon transferimin e Jorginhos

08 qershor 2023 | 12:35

Objektivi për mesfushën e Lazios quhet Jorginho. Mesfushori i Arsenalit është më shumë se një ide për skuadrën kryeqytetase që dëshiron t’i japë Maurizio Sarrit një organizator për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, pengesa përfaqësohet nga paga që lojtari italian merr, 6.5 milionë euro në sezon.

Zgjidhja mund të jetë ofrimi i një shifre më të ulët, jo më shumë se 4 milionë euro, me një kohëzgjatje më të gjatë të kontrate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë, Fazli Krasniqi, babai i dëshmorit të kombit,…