LDK-ja: 2 Korriku, pikënisje për pavarësimin e Kosovës

02 korrik 2018 | 14:26

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e ka vlerësuar si datë historike 2 korrikun e vitit 1990, në të cilën delegatët e asaj kohe e patën shpallur Deklaratën e 2 Korrikut.

“Sot, bëhen 28 vjet kur filloi formësimi i shtetësisë së Kosovës, me ç’rast deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut. Nën organizimin e lëvizjes politike mbarëpopullore-Lidhja Demokratike e Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, filloi të realizohej vizioni i qytetarëve të Kosovës, për shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik”.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, me pietet do ta kujtojmë 2 Korrikun, datën historike dhe do të u jemi gjithmonë mirënjohës deputetëve që ndërmorën hapa të tillë dhe shënuan ngjarjen më të rëndësishme për shtetin tonë, pikënisjen për pavarësimin e Kosovës”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përdoruesit e rrjetit social “Instagram” tashmë mund të shtojnë muzikë…