LDK-ja: 4 Korriku na sjellë ndërmend Ibrahim Rugovën

04 korrik 2022 | 16:00

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me rastin e 246-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Kjo parti ka theksuar se 4 Korriku ia sjellë ndërmend ish-presidentin Ibrahim Rugova, i cili ka krijuar lidhjet e veçanta me ShBA-në.

“Sot, bëhen 246 vjet nga shpallja e mëvetësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, promovuesit të demokracisë, lirisë së mendimit e shprehjes së lirë. ShBA mbetet aleati ynë më i madh, si kontribuues i pazëvendësueshëm në arritjen e lirisë dhe në ndërtimin e Republikës sonë. Lidhja Demokratike e Kosovës uron përzemërsisht popullin dhe shtetin amerikan për datën e tyre më të shënuar – 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë. Me përulësinë më të madhe dhe mirënjohjen më të thellë, kujtojmë Presidentët, udhëheqësit e mbarë kombin amerikan që na dolën në krah si popull dhe si komb. Kjo datë na sjellë ndërmend Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, prijësin tonë, i cili me vendosmëri dhe me vizion të qartë, vuri themelet e forta të kësaj aleance përcaktuese për fatin dhe të ardhmen tonë. Gëzuar 4 Korrikun Amerikë! Mirënjohës përherë!”, është thënë në urimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, është përballur me një incident…