Leao: Milani është një familje e dytë për mua

16 prill 2024 | 16:07

Sulmuesi portugez, Rafael Leao ka shprehur sërish dashurinë që ka për Milanin.

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediat, ai u shpreh se Milani është një familje e dytë, ndërsa thekson se aty u bë burrë.

“Milani është një familje e dytë për mua, këtu pata mundësinë të rritem profesionalisht dhe të bëhem burrë. Në këtë mjedis kam mundur të zhvilloj edhe shumë nga pasionet e mia, jashtë fushës, nga muzika te moda. Të gjithë djemtë dhe vajzat që më ndjekin, dua t’ju kujtoj që duhet të luftojnë gjithmonë për ëndrrat e tyre”, u shpreh Leao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar pas…