LeBron: Gjithmonë kam rekrutuar lojtarë për ekipin tim

26 dhjetor 2018 | 11:29

LeBron James vuri në dukje se gjithmonë rekruton lojtarët e ekipeve të tjera dhe se kjo është një gjë krejtësisht normale.

Basketbollisti zbuloi këtë duke vënë në dukje se si një lojtar i Los Angeles Lakersit do të përpiqet të sjellë një yll të ri në Staples Center. Në fakt, mediet amerikane kanë shkruar ditë më parë se Carmelo Anthony mund të jetë lojtar i ri i Lakersave.

“Unë gjithmonë kam rekrutuar lojtarë, nuk e di nëse kjo është diçka e re. Kam provuar gjithmonë të sjell lojtarë që nga viti 2007. Ata shpesh më kanë refuzuar, por kam sjellë shumë. Shumë basketbollistë nuk dëshironin të vinin në Cleveland Cavaliers, por nuk ishte e vështirë t’i sjell djemtë në Miami. Mendoj se nuk do të jetë e vështirë edhe tani në L.A. Por, ne duhet të fitojmë dhe, në fund të ditës, gjithçka do të rregullohet”, ka thënë James.

Në ditët e fundit lakersat raportohet se po interesohen për Anthony Davisin dhe Jamesi është parë nga shumë si “karrem” kryesor për ardhjen e “Rev”. Ndryshe, lakersat nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri në NBA, ku deri më tani kanë bilanc prej 19 fitoreve dhe 14 humbjeve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori financiar dhe bankar në Kosovë, vlerësohet jo vetëm më…