LeBron me postim emocionues për Bryantin

28 janar 2020 | 12:17

Aksidenti fatal me helikopter që i mori jetën Kobe Bryant, vajzës së tij 13 vjeçare dhe shtatë personave të tjerë, ka tronditur botën e sportit dhe jo vetëm.

Mesazhet për Bryant kanë qenë të shumta, jo vetëm nga sportistët, por thuajse nga të gjithë. Ai që ende nuk kishte reaguar ishte, një nga miqtë e tij më të mirë, LeBron James.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, James shkruan se do kujdeset për trashëgiminë e tij te Lakersat. Skuadrës ku Bryant ka luajtur dhe se zemra e tij tashmë është thyer.

“Nuk jam ende gati, por ia ku filloj. Jam ulur këtu, duke u përpjekur për të shkruar diçka në këtë postim, por sa herë mendoj për ty, për Xhixhin, miqësinë dhe vëllazërinë që na bashkonte nis të qajë! E dëgjova zërin tënd të dielën në mëngjes pata se të lija Filadelfian për t’u kthyer në Los Angeles. Nuk mund ta mendoja për miliona vjet se ajo do ishte biseda jonë e fundit. Si dreqin?! Të dua vëllai im i madh. Zemra ime do jetë te Vanesa dhe fëmijët! Do doja të thosha shumë për ne të dy këtu… Ne të Lakers. Të premtoj se do të marrë mbi shpatulla trashëgiminë tënde dhe premtoj të vazhdoj atë që ke bërë. Më jep forcë nga atje lart dhe kujdesu për mua në këtë mision. Unë do kujdesem për ‘Ne’ këtu. Ka edhe shumë gjëra që do doja të thosha por nuk mundem, nuk mundem të vazhdoj! Deri kur të takohemi përsëri vëlla”, ka shkruar LeBron.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unë nuk shoh se si dialogu mund të vazhdojë para…