Serweri: S’ka vazhdim të dialogut para zgjedhjeve në Serbi

28 janar 2020 | 12:10

Unë nuk shoh se si dialogu mund të vazhdojë para formimit të Qeverisë në Prishtinë, dhe mund të vonohet më tutje me zgjedhjet e majit në Serbi.

Kështu ka thënë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, duke shtuar se ai nuk beson se është në interes të Kosovës të negociojë gjatë fushatës zgjedhore në Serbi.

Lidhur me letrën e synimit për krijimin e linjës ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njoftimin për një përpjekje për të rikthyer trafikun hekurudhor, Serweri ka thënë se të dyja palët duhet të tërheqin njëkohësisht lëvizjet e tyre, taksa duhet të hiqet dhe fushata për tërheqjen e njohjes së Kosovës duhet të përfundojë, raporton “Tanjug”.

Ai ka thënë se beson se presidenti amerikan Donald Trump pa dyshim se po kërkon ndonjë sukses ndërkombëtar që do të largonte vëmendjen nga gjyqi në Senat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sot është nisur për në…