Leci: Diçka nuk po funksionon mirë te Ballkani  

18 dhjetor 2023 | 15:00

Trajneri dhe analisti i futbollit, Liridon Leci, ka folur rreth rezultateve të fundit të skuadrës së Ballkanit. Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, Leci ka thënë se diçka nuk po funksionon mirë.

“Për një ekip që pretendon titullin kampion siç është Ballkani, është e pafalshme që në një ndeshje të marrë pesë gola. Plus që sot nuk fitoi, para dy tre ditëve mori për pesë minuta tre gola. Diçka nuk po funksionon mirë, duke e ditur që sidomos mbrojtjen e ka me eksperiencën më të mirë”, ka deklaruar Leci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës, nga 1 janari i vitit 2024, do…