Leclerc dorëzohet: Verstappeni e meriton titullin, duhet të mendojmë për vitin tjetër

05 tetor 2022 | 17:06

Për herë të parë në karrierën e tyre, Max Verstappeni (Red Bulli) e Charles Leclerc (Ferrari) dueluan për titullin kampion në Formulën 1.

Një titull që do të shkojë te piloti holandez i Red Bullit i cili mund të festojë që këtë të diel në Japoni, duke u rikonfirmuar kampion bote për pilotë. Ndërkohë që Leclerc pranon dominimin e Red Bullit, duke i “hequr kapelën” rivalit të tij.

“Titulli kampion i Maxit është tërësisht i merituar. Më vjen keq vetëm për një gjë. Kishim një makinë të shpejtë, por këtë sezon humbëm shumë pikë rrugës, duke ia lehtësuar titullin Verstappen”, ka thënë Leclerc.

“Ky sezon ishte një leksion i mirë për të gjithë ne, pasi kuptuam se çfarë duhet të bëjmë më mirë në të ardhmen. Ne shpresojmë të fitojmë sa më shumë gara nga ato që kanë mbetur ende pa u zhvilluar, por kjo nuk e zbeh titullin e Maxit. Është koha të mendojmë për sezonin e ardhshëm”, ka shtuar piloti i Ferrarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat…