Leclerc synon podiumin në Montekarlo

19 maj 2021 | 13:09

Charles Leclerc synon të thyejë tabunë e Hamilton e Verstappen, që kanë dubluar mes tyre e triumfuar në katër garat e para sezonale.

Këtë fundjavë garohet në pistën e Montekarlo, një pistë e ngushtë qytetase, ku të papriturat mund të ndodhin në çdo moment. Kjo garë ka dhuruar shpesh surpriza, me pilotë që kanë dalë fitues falë rrethanave të krijuara gjatë garës.

“Është një pistë e veçantë, që të gjithë pilotët e duan. Për mua kjo është gara e shtëpisë dhe dua të bëj një paraqitje të mirë, të dueloj për fitoren. Kjo është një pistë ku Ferrari mund të bëjë diferencën, duke qenë se nuk ka pjesë të gjata dhe parakalimet janë të vështira. Në rast se situatat janë në favorin tonë, mund të marrim podiumin apo diçka më shumë”, ka thënë Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, ka thënë se…