Leclerc, Verstappenit: S’jam Hamiltoni, gati për betejën me Red Bull

18 maj 2022 | 17:00

Këtë fundjavë nis turi evropian i Formula 1, teksa do të garohet në pistën e Montmelo, në Barcelonë. Pas zhgënjimit në dy garat e fundit, Ferrari synon të rikthehet protagoniste në Spanjë, për të rimarrë fitoren dhe thelluar diferencën me Red Bull, që ka qenë një hap përpara.

I bindur për këtë është Charles Leclerc, që sheh me optimizëm për garën e radhës. Në këtë pistë, pritet që “kokëkuqja” të sjellë disa modifikime në njëvendëshen e saj, të testuara së fundi.

“Nuk jemi të shqetësuar, pasi jemi aty, krah për krah me Red Bull. E dimë që është e vështirë, por kemi besim”, ka thënë Leclerc.

“Verstappen mbetet rivali kryesor, ashtu sikurse ishte edhe vjet me Hamilton. Ne jemi Ferrari dhe jo Mercedes, unë jam Leclerc dhe jo Hamilton. Kemi stil ndryshe dhe mentalitet ndryshe, por jemi gati për një garë të fortë me Red Bull e këdo makinë tjetër. kemi punuar shumë këto dy vite për të qenë këtu dhe s’tërhiqemi pas”, ka shtuar Leclerc./Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…