Lee premton përkrahje për taekwondon e Kosovës

24 janar 2018 | 10:26

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka pritur ekspertin e Federatës Botërore të Taekwondos, Sunjang Lee nga Koreja e Jugut, i cili për katër ditë ligjëroi në kursin për trajnerët e taekwondos, të organizuar nga KOK-u.

Lee shoqërohej nga presidenti i Federatës së Taekwondos së Kosovës, Nuhi Gashi dhe sekretari i përgjithshëm, Enis Qafëleshi. Hasani e informoi Leen për sfidat e shtetit dhe sportit të Kosovës, procesin e ndërkombëtarizimit të KOK-ut dhe federatave, me theks të veçantë debutimin e Kosovës me medalje të artë në LO “RIO 2016”. Po ashtu, presidenti Hasani e njoftoi edhe me pjesëmarrjen historike të Kosovës në “LOD PyeongChang 2018”, të cilat do të mbahen pikërisht në vendlindjen e Sunjang Lee.

Ky i fundit shprehu mirënjohje për pritjen e bërë, duke falënderuar KOK-un që i dhanë mundësinë të ligjërojë në Kosovë. Eksperti Lee premtoi se edhe në të ardhmen do të mundohet ta ndihmojë taekwondon e Kosovës në forma të ndryshme. Në fund, presidenti Hasani i dhuroi një mirënjohje Sunjang Lees dhe disa dhurata simbolike, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë gjatë këtyre ditëve për avancimin e taekwondos në Kosovë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri polak Bartlomiej Grafka është kundërshtari i radhës për boksierin…