Legalizohet objekti i parë në Rahovec

21 nëntor 2019 | 11:28

Drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Rahovecit, Rumir Zhuniqi, ka bërë me dije se ka nënshkruar vendimin e parë për legalizim të një objekti. Këtë veprim, Zhuniqi e ka marrë pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe të udhëzimeve administrative.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Rahovecit që t’i fillojnë procedurat për legalizimin e objekteve të tyre pa leje.

“Pas miratimit të Ligjit të ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe hyrjes në fuqi të udhëzimeve administrative dhe nisjes së legalizimit të objekteve pa leje, sot në cilësi të drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, nënshkrova vendimin e parë për legalizim. Objekti i parë që u legalizua ka një hapësirë prej 330 m2. Ftesës për legalizim të objekteve u janë përgjigjur shumë qytetarë të Rahovecit e të zonave rurale, të cilat me bashkëpunëtorë po i trajtojmë me kujdes që procedura të aplikohet brenda afateve ligjore dhe në pajtim me ligjin në fuqi. Shfrytëzoj rastin që edhe një herë të ftoj të gjithë bashkëqytetarët e mi që të nisin procesin e legalizimit nëse kanë në pronësi objekte pa leje. Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë!”, ka shkruar Zhuniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benny Gantz, konkurenti kryesor i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka…