Leicesteri mposhti Chelsean dhe merr kreun në Premier Ligë

19 janar 2021 | 23:18

Leicester City është kryesuesi më i ri i Premier League.

“Dhelprat” morën një fitore të thjeshtë 2-0 ndaj Chelsea-t dhe tashmë gjenden në kuotën e 38 pikëve, 1 më shumë se United.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e 6-të nga një goditje e Ndidi në hyrje të zonë, që mori një trajektore të çuditshme. Në minutën e 41-të, Maddison përfitoi nga një përgjumje e klubit londinez për t’i dhuruar skuadrës së tij një avantazh që i dha qetësinë.

Në pjesën e dytë rezultati nuk do të ndryshonte. Kjo ishte humbja e 6-të sezonale për Chelsea-n, që e sheh veten në vendin e 8-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden është ulur në…