Leicesteri shkarkon Rodgersin

02 prill 2023 | 16:29

Leicesteri e ka shkarkuar trajnerin Brendan Rodgers. Njoftimi është bërë nga vet klubi anglez përmes një komunikate për media.

“Klubi i Futbollit Leicester City ka arritur një marrëveshje reciproke me Brendan Rodgers që do ta shohë atë të largohet nga klubi pas katër vitesh si menaxher i ekipit tonë”, thuhej ndër tjera në njoftim.

Brendan Rodgers konsiderohet si një trajner mjaft i suksesshëm i Leicesterit, që i solli klubit dy tituj, FA Cup dhe Community Shield.

Leicester aktualisht është në pozitën e parafundit në tabelë dhe rrezikon seriozisht rënien nga liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku ka thënë se Haga dhe…