Leipzigu nuk ia lëshon pozitën e tretë Bayernit

02 dhjetor 2018 | 17:36

RasenBallsport Leipzig e mposhti sot  Borussia Monchengladbach, me rezultat 2-0. Ishte sulmuesi Timo Werner që shënoi dy golat e fitores në pjesën e parë të ndeshjes.

Me tri pikët e fituara sot skuadra e Leipzigut nuk ia ka lëshuar pozitën e tretë Bayern Munchen, pasi ka grumbulluar 25 pikë, një pikë më shumë se Bayerni që pozicionohet në pozitën e katërt.

Pozitën e parë në Bundesliga e mban skuadra e Borussia Dormtmundit me 33 pikë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve Hyzri Talla,…