Lekaj, Daçiqit: Shteti i dollarit dhe UÇK-ja t’i shuan ëndërrat

05 qershor 2019 | 10:18

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit serb Ivica Daçiq, lidhur me fushatën e fundit të filluar kundër pavarësisë e shtetësisë së Kosovës.

Lekaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se udhëheqja e Serbisë është si domate e serrave.

“Shteti i dollarit, monedhë që Daçiq shkruan endrra mbi të, Amerika bashkë me UÇK-në, ka kohë që ia kanë shuar këto ëndrra, ëndrrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq”, ka shkruar Lekaj.

Postimi i plotë i Lekajt:

Udhëheqja e Serbisë si domate e serrave!

Avazi i “patriotizimit” të udhëheqjes së Serbisë vazhdon të jetë i njejti, fjalë shumë e duke i futur hundët në secilën punë të secilit vend sovran te rajonit, e punët e veta si mos me keq, janë damkosur si domatja e serrave, janë bërë (edhe më shumë) të gërditshëm.

Shteti i dollarit, monedhë që Daçiq shkruan endrra mbi të, Amerika bashkë me UÇK-në, ka kohë që ia kanë shuar këto ëndrra, ëndrrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq. Kosova është sovrane, si në Jug si në Veri dhe më nuk ka vend për Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Jakup Krasniqi Një përgjigje të gjithë atyre që kërkojnë…