Lekaj e Markusz bisedojnë për projektet infrastrukturore

21 qershor 2018 | 12:23

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin ka biseduar për rrjedhën e progresit të projekteve infrastrukturore, me theks të veçantë për Autostradën R6 “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, autoudhën Kijevë – Zahaq, modernizimin e hekurudhave në nivel vendi dhe hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.

Interesimit të ambasadorit hungarez Laszlo Markusz, lidhur me taksën rrugore për mirëmbajtjen e autoudhëve në vend, ministri Lekaj iu përgjigj se një gjë e tillë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, por që do të bëhet në konsultim të gjerë të publikut dhe me një kosto që do të jetë e përballueshme për ekonominë e qytetarëve.

Ministri Lekaj e ka informuar ambasadorin hungarez edhe për angazhimin që të krijohen kushtet e duhura për transportuesit përgjatë autostradave.

Ndërkaq ambasadori Laszlo Markusz ka bërë me dije se shteti i tij nëpërmjet sistemit të ITS-it ka arritur që të vë tarifën më të ulët për rrugët.

Ministri Lekaj ka thënë se kjo është një mundësi e mirë edhe për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Piraj- Mastër i Administrimit të Biznesit Ndërkombëtar Kosova si një…