Lekaj: Haradinaj do të rikthehet fuqishëm si kryeministër

21 korrik 2019 | 14:28

Ministri në dorëheqje i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se Ramush Haradinaj do të kthehet edhe më i fortë nga Haga.

Njeriu i dytë i AAK-së ka thënë se pas kthimit, Haradinaj do ta rimarrë pushtetin.

Lekaj e ka quajtur fatkeqësi dorëheqjen e Ramush Haradinajt para përfundimit të mandatit të tij.

“Haradinaj do të kthehet edhe më i fortë, për të rimarrë pushtetin”, ka thënë Lekaj për gazetën “Express”.

Lekaj ka thënë se Qeveria Haradinaj ka qenë më e mira që nga paslufta.

“Kryeministri Haradinaj tregoi edhe njëherë madhështinë e tij, ndonëse po përballet me padrejtësi për herë të tretë. Është fatkeqësi që qeverisja më e mirë që po përjeton Kosova, po ndërpritet në gjysmë.”, ka thënë Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose dukej sensacionale, ndërkohë që shijon një natë jashtë,…