Lekaj: RTK-së duhet kërkuar llogari, jo t’i bëhet presion e të atakohet

21 prill 2021 | 15:22

Deputeti Pal Lekaj mori pjesë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Temë kyçe e këtij takimi ishte fushëveprimtaria e Komisionit dhe Shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2021, ku për raportim ishte kryetari i Bordit të RTK-së Sali Bashota dhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në fjalën e tij potencoi që duhet kërkuar llogari, por në asnjë mënyrë nuk duhet të atakohet RTK-ja dhe të bëhet presion publik mbi këtë medium, pa fakte dhe argumente.

Gjithashtu kishte mendimin që këtij mediumi duhet t’i rritet buxheti për ta parë në nivelin që dëshirojmë, me qëllimin që ky medium duhet investojë më shumë në teknologji dhe infrastrukturë për të rritur cilësin.

Deputeti Lekaj gjatë debatit shtroi pyetje ndaj të përfaqësuesve të RTK-së rreth cështjes së pagave, ku rreth 80 për qind e mediumit shkon për këtë çështje, duke theksuar se duke e ditur gjendjen faktike dhe mangësitë brenda objekteve dhe mjeteve me të cilat punohet që ndikojnë në zhvillimin e këtij radio-televizioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja kosovare Vildane Zeneli ka vazhduar me paraqitjet e saj…