Lekaj thotë se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj pro-evropian

27 mars 2024 | 13:18

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në orientimin e saj pro-evropian.

Në takimin me përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit Evropian në kuadër të takimeve të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, Lekaj ka vlerësuar se zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA) e ka sjellë Kosovën më afër Bashkimit Evropian (BE).

Lekaj ka shkruar në “Facebook” se nga atëherë Kosova vazhdon përpjekjet dhe përkushtimin e saj në agjendën evropiane.

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në orientimin e saj pro-evropian. Në takimin me përfaqësues të delegacionit të Parlamentit Evropian në kuadër të takimeve të KPSA-së, potencova që zbatimi i MSA-së e ka sjellë Kosovën më afër BE-së pasi me të vërtetë hyrja në fuqi e ka mundësuar një dialog të strukturuar politik dhe ekonomik. Që nga atëherë Kosova vazhdon përpjekjet dhe përkushtimin në agjendën evropiane në ngritjen e institucioneve dhe me punën e të cilës u hapën shumë rrugë të procesit të integrimit evropian, ku si epilog këtë janar të vitit 2024 kishim liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës , duke mos harruar qëllimin dhe ambiciet e vendit deri në anëtarësimin e plotë në BE”, ka shkruar Lekaj, duke përmendur dobitë që MSA-ja ia sjell Kosovës.

“MSA-ja si në çdo vit tjetër, vazhdon të sjellë dobi të shumta që prekin rrafshet politike, ekonomike, të përafrimit të legjislacionit, e që si rezultat përmirësuan institucionet, dhe mjedisin e biznesit, dhe ndikuan pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho në një intervistë për gazetarin Fabrizio Romano ka…