Leksioni amerikan në Afganistan!

17 gusht 2021 | 15:26

Disa gjërave u dihet vlera vetëm pasi t’i humbasësh!

Vlera e SHBA-ve dhe NATO-s mund të kuptohet sot në Afganistan vetëm pasi të shikoni skenat dhe lajmet e tmerrshme që vijnë nga Afganistani.

Një vit më parë askujt nuk i interesonte çfarë sakrifice po bënte SHBA dhe NATO në Afganistan. Vriteshin ushtarë dhe eprorë për të mbrojtur LIRINË dhe DEMOKRACINË në Afganistan, por për shumë media dhe qytetarë kjo nuk kishte ndonjë rëndësi, as kurreshtje për të lexuar emrin e ushtarit të vrarë!

Lirisë dhe demokracisë vlerën ia dimë vetëm kur ta humbasim!

Sot me të drejtë familjarët e ushtarëve të vrarë në Afganistan pyesin a ja vlejti sakrifica e tyre për LIRINË, DEMOKRACINË dhe paqen në botë, unë them se PO.

Po, sepse vetëm nëse një jetë kanë shpëtuar ushtarët e NATO-s ia ka vlejtë sakrifica, ia vlejti sepse fëmijët e Afganistanit 20 vite u rritën, u arsimuan të lirë, jetuan në demokraci burrat dhe gratë e Afganistanit, sot forca i shtyp por nesër ata vetë mund të ngrihen përsëri.

Biden në adresimin e tij tha “ne mund t’ua japim armët, por nuk e bëjmë luftën nëse ju nuk luftoni për vendin tuaj”.

Por më shumë se kjo, lufta në Afganistan ishte siguri për qytetarët në Washington, Bruksel, Londër, Berlin, Paris, Romë, Vjenë, Bernë, Amsterdam etj.

Por ka kohë që qeveritë e këtyre vendeve kanë hequr dorë nga mbështetja e SHBA-së në Afganistan dhe fondet e NATO-s i kanë reduktuar.

Pamjet që vijnë nga Afganistani sot e bëjnë të vlefshme çdo dollar dhe çdo euro të investuar në ushtri dhe siguri.

Ka pas një tendencë të vazhdueshme në vitet e fundit për reduktim të fondeve në sektorët e sigurisë në shumë vende demokratike, por pamjet nga Afganistani duhen t’u japin mësim, nëse nuk dëshirojnë të shohin nesër një 11 Shtator në vendet e tyre.

Amerika u la e vetme në Afganistan, prandaj vendimi për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani është leksioni më i mirë që SHBA u ka dhënë shumë shteteve, shumë qeverive dhe shumë politikanëve sot.

Ky leksion vlen edhe për Qeverinë e Kosovës dhe ata që përpiqen të maten ose tallen me Amerikën!

Edhe “talebanët” kanë marrë mësimin e tyre për 20 vite, nëse guxojnë sërish të sulmojnë Amerikën?!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ftuar sot në një…