Lëndohet Cousinsi, rrezikon sezonin

17 gusht 2019 | 10:00

Ende pa nisur mirë sezoni i ri i NBA-së një problem i madh ka prekur skuadrën e Lakers. Basketbollisti DeMarcus Cousins, i ardhur këtë herë te skuadra kaliforniane, është dëmtuar dhe rrezikon një “stop” të gjatë. Sipas mediave amerikane, shtatlarti është dëmtuar në gjurin e majtë. Dyshohet për këputje të kryqëzorit.

Lajmin e ka konfirmuar ESPN, sipas së cilës lojtari është dëmtuar në Las Vegas, teksa stërvitej, duke përplasur gjurin me atë të një kolegu tjetër. Nëse kjo gjë konfirmohet do të thotë një mungesë e rëndësishme për Lakers, që humbasin një nga titullarët, tek i cili LeBron James besonte shumë. Kjo nuk është hera e parë që Cousins dëmtohet, madje edhe sezonin e fundit (kur luante me Golden State) kishte probleme fizike, raporton “Telesport”.

Pritet që lojtari të kryejë një ekzaminim më të detajuar gjatë ditës së sotme, ku do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit. Sezoni i ri nis më 22 tetor, por nëse dëmtimi konfirmohet Cousins mund të mos luajë shumicën e sezonit të ardhshëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, thotë se gjëja me…