Lëndohet Donjeta Sadiku, mungon në Lojërat Mesdhetare

15 qershor 2022 | 12:12

Boksierja Donjeta Sadiku e cila fitoi muajin e kaluar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit, të mbajtur në Stamboll të Turqisë, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Sadiku ka pësuar një lëndim në dorë gjatë përgatitjeve, për çka e ka të ndaluar të garojë për të paktën një muaj. Krahas Donjetës, në Oran nuk do të udhëtojë as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli.

Ekipi mesdhetar përbëhet nga 39 sportistë, 16 trajnerë dhe 3 gjyqtarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit në Prishtinë me presidentin e…