Lëndohet Gnabry, mungon disa javë

27 shtator 2023 | 15:30

Futbollisti i Bayern Munchen, Serge Gnabry do të mungojë për disa javë pas thyerjes së parakrahut të majtë në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Munster, një ekip i kategorisë së tretë.

“Serge do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të mungojë për disa javë”, ka thënë trajneri Thomas Tuchel.

Gnabry u largua nga fusha në minutën e 11-të të ndeshjes pas një përplasjeje me portierin kundërshtar Johannes Schenk. Ky është një lajm i keq për Tuchelin, pasi Gnabry cilësohet si një nga titullarët e tij në formacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën në Prishtinë ka filluar punimet simpoziumi ndërkombëtar për…