Leonardo nuk e dëshiron postin e trajnerit

28 dhjetor 2018 | 18:08

AC Milan po mendon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Gennaro Gatusso, pas rezultateve të dobëta këtë sezon në Serie A.

Pronarët e Milanit thuhet se kanë konsideruar Leonardon si zëvendësues të trajnerit Gennaro Gatussos, por braziliani ka refuzuar të rikthehet në stërvitje. Braziliani është drejtor teknik te “Rossonerët”, por në të kaluarën ka qenë trajner i të dy skuadrave nga qyteti i Milanos.

Leonardo në të kaluarën ka drejtuar Milanin dhe Interin. Një tjetër emër që po përmendet për të zëvendësuar Gattuson te Milan, është ai i Antonio Conte.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fillimin e vitit të ri kalendarik, do të nisë…