Leonardo transferohet te Toronto Raptors

19 korrik 2018 | 10:08

San Antonio Spurs është pajtuar ta transferojë Kawhi Leonard dhe Danny Green te Toronto Raptorsi në këmbim të DeMar DeRozan, Jakob Poeltl dhe zgjedhjen e rundit të parë të vitit 2019.

Kështu i kanë thënë mediumit ESPN burimet e ligës, duke i dhënë fund kështu sagës së tij me Spurs. Leonard është kampion i NBA-së me Spursin pas shtatë vjetësh te ky klub, duke u shpallur madje MVP i finaleve të vitit 2014.

Megjithatë, dy herë All Star-i i kishte prishur raportet e mira me tashmë ish-klubin e tij, e që duket të ketë kulmuar me largimin e tij nga skuadra teksane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në Karate do të përfaqësohet me dy…