Let’s Do It dhe MMPH-ja nisin pastrimin e bregut të Liqenit të Batllavës nga mbetjet ndërtimore

14 mars 2019 | 18:03

Let’s Do It ka filluar të enjten pastrimin e bregut të Liqenit të Batllavës, nga ku është bërë largimi i mbetjeve ndërtimore nga rrënimi i objekteve.

Sipas një njoftimi të Let’s Do It, gjatë ditës së enjte me makineri janë larguar katër kamionë me mbetje ndërtimore buzë Liqenit nga lokacioni i parë i evidentuar, derisa aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Ky aktivitet për pastrimin e bregut të Liqenit të Batllavës po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërsa, pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë qenë edhe inspektorët e Inspektoratit qendror dhe inspektorët lokalë nga komuna e Podujevës.

“Let’s Do It ka ofruar karburantin për makinerinë që ka punuar për pastrimin e këtyre mbetjeve të Kompanisë “Mati”, të cilën e falënderojmë për angazhimin e tyre. Po ashtu, falënderojmë Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, pasi ajo ka pranuar në deponi legale pa pagesë të gjitha mbetjet e sotme, të larguara nga bregu i Liqenit të Batllavës. Let’s Do It këtë aktivitet do ta vazhdojë edhe ditëve në vijim në lokacione të tjera, pavarësisht që po është problematikë terreni i papërshtatshëm ku janë hedhur mbetjet”, është thënë në njoftimin e Let’s Do It.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga shpërthimi që ndodhi në një gazsjellës në jugperëndim të…