Lëvizje të shumta brenda katër ditësh në NBA

06 korrik 2023 | 14:40

Periudha e negociatave në afatin kalimtar të NBA filloi më 1 korrik. Pavarësisht faktit se marrëveshjet e reja për transferime ose zgjatje kontratash nuk do të nënshkruhen zyrtarisht deri më 6 korrik, akorde verbale janë mbyllur me vlerë miliona dollarë. Në katër ditët e para, ka pasur lëvizje të shumta, por disa prej tyre janë të denja për të hyrë në historinë e NBA.

Vetëm në 10 zgjatje kontratash dhe një rinovim janë shpenzuar 1,815 miliard dollarë. Një ndikim në këtë shifër ka pasur shtimi i limitit për rrogat e basketbollistëve për sezonin 2023/2024. Deri më tani, 4 lojtarë që nuk e kanë stautsin e yllit në parket kanë siguruar kontrata faraonike. Anthony Edwards do të përfitojë 260 milionë dollarë në 5 vite te Timbewolves. Edhe Lamelo Ball rinovoi me Hornets për pesë sezone me vlerë 260 milionë dollarë, shifra maksimale e lejuar nga NBA.

Lojtarët po përfitojnë shifra të jashtëzakonshme, ndërsa legjenda e NBA, Michael Jordan në 15 vite karrierë përfitoi 94 milionë dollarë, tre herë më pak se sa nxënësi i tij. Kontratë të majme ka marrë edhe Tirese Hellibwerton, që zgjati kontratën me Pacers me pesë vite me vlerë 260 milionë dollarë.  Ndërsa Desmond Bejn në pesë vitet e ardhshme me Grizllis do të paguhet 207 milionë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha të enjten në Shkup…