Lewandowski, Kimmichit: Ia vlen të vish në Barcelonë

23 maj 2023 | 12:47

Sulmuesi polak Robert Lewandowski dëshiron që ish-bashkëlojtari i Bayern Munchen, Joshua Kimmich t’i bashkohet në Barcelonë. Lewandowski iu bashkua Barçës në fillim të sezonit 2022/23.

Kimmich është shfaqur si një opsion i mundshëm për Barcelonën, pasi Xavi planifikon për periudhën pas Sergio Busquets sezonin e ardhshëm, me trajnerin spanjoll që tregon se një shtyllë e re në mesfushë është transferimi i tij prioritar.

“Çfarë do t’i thosha Kimmichit për Barçën? Se ia vlen të vish këtu! Atmosfera është shumë e ndryshme nga Bayerni. Ato janë dy klube të mëdha, por përvoja dhe sfida janë të ndryshme”, ka deklaruar Lewandowski.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Lila, bashkëshorti i shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes…