Lewandowski: Nuk po mendoj për ‘Topin e Artë’

10 nëntor 2021 | 17:15

Robert Lewandowski është një nga lojtarët favoritë për të fituar “Topin e Artë”, ceremonia e të cilit do të zhvillohet në fund të vitit.

Polaku ka reaguar pas zërave se fituesi është vendosur duke iu referuar publikimit të listës nga “France Football” disa javë më parë.

“Nuk jam duke menduar për ‘Topin e Artë’. Kam ndaluar së menduari. Nuk të ndihmon të mendosh gjithë kohës për të. Çfarëdo që të jetë publikuar në shtyp, e marr me shumë qetësi. Ka më shumë gjëra të rëndësishme në jetë në këto çaste se ai çmim. Do të mendoj për të vetëm kur të vijë dita. Tani jam duke menduar për gjëra të tjera, siç është ecuria me Bayernin dhe kombëtaren me të cilën kam një shans të artë për t’u kualifikuar në Botërorin e ardhshëm”, ka thënë Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reportazh Shkruan: Arbesa Berisha Do t’a filloja këtë ese përshkruese…