Lewandowski refuzon ofertën e majme nga Arabia Saudite

24 mars 2024 | 17:16

“Jo faleminderit”. Robert Lewandowski ka refuzuar ofertën e dytë që erdhi nga Arabia Saudite brenda një viti.  Një ofertë e majme, rreth 100 milionë në sezon, por që nuk e bindi përfundimisht sulmuesin e Barcelonës për t’u larguar nga Europa. Për momentin, Lewa nuk dëshiron të flasë për të ardhmen dhe është i fokusuar në ndeshjen mes Polonisë dhe Uellsit, një takim që polakët janë të detyruar për ta fituar, për të shkuar kështu në Evropian.

Lewandowski aktualisht ka një kontratë njëvjeçare me Barcelonën, një marrëveshje që mund të zgjatet më tej nëse luan 55% të ndeshjeve. Për futbollistin nuk mungon interesimi nga MLS amerikane. Gjithsesi, as kjo hipotezë nuk e josh aspak atë.

35-vjeçari në këtë sezon me Barcelonën në 27 ndeshje në La Liga ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 8 herë pasin e fundit. Për të, ky është edicioni i dytë me këtë skuadër, teksa më parë ka luajtur për Dortmund dhe Bayern.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia duhet ta…