Licencohen Federata e Basketbollit, e Volejbollit dhe e Atletikës
27 dhjetor 2022
| 15:45
Në kuadër të licencimit të federatave sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, pritën në takim udhëheqësit e këtyre tri federatave.
Kësaj radhe, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani.
MKRS-ja i ka përgëzuar dhe u ka uruar suksese tri federatat në veprimtarinë e tyre sportive.