Liderët perëndimorë në Kiev për ta mbështetur Ukrainën në dyvjetorin e luftës

24 shkurt 2024 | 13:14

Katër liderë perëndimorë mbërritën në Kiev të shtunën për ta shfaqur mbështetjen e tyre për Ukrainën në ditën e dyvjetorit të pushtimit të saj nga Rusia, i cili u ka kushtuar me jetë dhjetëra mijëra njerëzve dhe e ka shkatërruar ekonominë e vendit.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, si dhe ai i Belgjikës , Alexander De Croo, udhëtuan me tren nga Polonia drejt Kievit së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Qëllimi i pranisë së tyre në Ukrainë është të theksohet përkushtimi i Perëndimit për ta ndihmuar Ukrainën, e cila është duke vuajtur nga mungesa në rritje e furnizimit ushtarak, gjë që është duke pasur ndikimin në fushëbetejë, ku Moska po arrin të fitojë territor.

Von der Leyen shkroi në rrjetin social X se ajo shkoi në Kiev “për ta festuar qëndresën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas”.

“Më shumë se kurrë më parë, ne qëndrojnë fuqishëm pranë Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa ky vend të jetë i lirë përfundimisht”, shtoi ajo./RSE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri zviceran i Drejtësisë Beat Jans ka propozuar një sërë…