Liga e Kombeve, sonte përballën Holanda dhe Belgjika

25 shtator 2022 | 14:02

Liga e Kombeve vazhdon me ndeshje të tjera sonte.

Austria do të jetë nikoqire e Kroacisë, në ndeshjen e fundit për muajin shtator.

Skuadra austriake do luajë për fitore, në të kundërtën bie në një ligë më poshtë.

Kroacia në anën tjetër do kërkojë pikët maksimale, për të ruajtur pozitën e parë në tabelë.

Të dy klubet kanë synimet e tyre, andaj pritet të jetë një përballje interesante.

Franca luan në udhëtim te Danimarka.

Këtë edicion në Ligën e Kombeve francezët nuk kanë rezultate të mira dhe gjenden në vendin e tretë.

Kurse, danezët kanë shfaqur paraqitje të mira në një grup me skuadra si Kroacia, Franca dhe Austria.

Ndeshje të tjera janë ato në mes të Holandës dhe Belgjikës, dy liderët e grupit 4  në Ligën A.

Si dhe Uells – Poloni, takimi tjetër i këtij grupi.

Të gjitha ndeshjet e përmendura zhvillohen me fillim nga ora 20:45.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku e…