Liga e Medieve: “Ora Info” përballë “Epokës së re”

12 tetor 2018 | 10:08

Java e pestë e Media Ligës në futboll pritet të jetë interesante. Një nga ndeshjet kryesore pritet të jetë në mes të ekipit të “Lajmi.net” dhe ekipit të “Gazeta Metro”, pasi këto dy ekipe kanë arritur rezultate të mira dhe renditen në pozitën e dytë, përkatësisht të katërt.

Kryesuesja e ligës, “Epoka e re”, do të luajë ndaj ekipit të “Ora Info”-s dhe kjo ndeshje pritet të sjellë rivalitet të madh për faktin se “Epoka” synon ta ruajë pozitën e parë, ndërsa “Ora” ta regjistrojë fitoren e tretë.

“Klan Kosova” do të luajë ndaj “Kallxo.com”, kurse “Media Works” përballet me ekipin e “Gazetës Zëri”.

Java e pestë:

“Media Works” – “Gazeta Zëri”
“InfoKosova PrishtinaPost” – “Infokusi”
“Ora Info” – “Epoka e re”
“Gazeta Blic” – “Telegrafi”
“Kallxo.com” – “Klan Kosova”
“RTV Dukagjini” – “D+”
“RTK” – “KosovaPress”
“Lajmi.net” – “Gazeta Metro”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar…