Ligjëruesi nga Kosova në Universitetin e Vjenës i bashkohet PDK-së

24 gusht 2019 | 12:51

Profesori nga Kosovë në Universitetin e Vjenës, Ilir Hajdini, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, nëpërmjet një videoje të publikuar në “Facebook”, ka thënë se vendimi i Ilirit për ta vënë në shërbim të atdheut ekspertizën dhe eksperiencën e krijuar në perëndim është një model që ftoj ta ndjekin edhe të rinjtë e tjerë të kualifikuar nga diaspora.

“Me prurje të reja si Ilir Hajdini në PDK, unë jam akoma më i sigurt për suksesin e luftës sime kundër korrupsionit dhe sfidës së krijimit të mundësive të reja për rininë tonë. Vendimi i Ilirit për ta vënë në shërbim të atdheut ekspertizën dhe eksperiencën e krijuar në perëndim është një model që ftoj ta ndjekin edhe të rinjtë e tjerë të kualifikuar nga diaspora. Si kryeministër në qeverinë e ardhshme do u jap hapësirë maksimale të rinjve premtues, të kualifikuar dhe energjikë, që të ndërtojnë një të ardhme të ndritur për Kosovën”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Anëtarësimi i Ilir Hajdinit

Me prurje të reja si Ilir Hajdini në PDK, unë jam akoma më i sigurt për suksesin e luftës sime kundër korrupsionit dhe sfidës së krijimit të mundësive të reja për rininë tonë. Vendimi i Ilirit për ta vënë në shërbim të atdheut ekspertizën dhe eksperiencën e krijuar në perëndim është një model që ftoj ta ndjekin edhe të rinjtë e tjerë të kualifikuar nga diaspora. Si kryeministër në qeverinë e ardhshme do u jap hapësirë maksimale të rinjve premtues, të kualifikuar dhe energjikë, që të ndërtojnë një të ardhme të ndritur për Kosovën.

Gepostet von Kadri Veseli am Samstag, 24. August 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Liberale e Kosovës (PLK), e cila më parë ishte…