Limaj: Angazhimi direkt i Gjermanisë dhe i Francës në procesin dialogut, i mirëseardhur

03 qershor 2019 | 14:15

Përfaqësuesit e institucioneve dhe delegacioni i shtetëror për dialog me Serbinë, janë takuar me përfaqësuesit e kancelares Merkel dhe presidentit Makron.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka treguar se kanë biseduar për parapërgatitjet për takimin e radhës në Paris.

“Kosova e vlerëson jashtëzakonisht shumë angazhimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emanuel Macron në këtë proces. Kosova është e përkushtuar për dialog, por procesit të dialogut duhet t’i paraprijë një agjendë e qartë, në mënyrë që të kemi dialog të strukturuar”, ka thënë Limaj, duke shtuar se angazhimi direkt i Gjermanisë dhe i Francës në procesin dialogut është i mirëseardhur.

“Na duhet një pajtim mes dy vendeve se për çka po bisedojmë dhe të kemi agjende të qartë.  Kosova në dialog me Serbinë ka plot tema, të cilat do t’i diskutonte, por kryetema duhet të jetë njohja reciproke”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është mbajtur takimi i rregullt i Këshillit Ministror për…