Limaj: Ata që po rrahin gjoks se pa ta nuk bëhet shteti, e kanë gabim

03 tetor 2019 | 15:26

Lideri i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se gjatë këtyre ditëve të fushatës, janë takuar me qytetarë nga të gjitha moshat, e shtresat e Kosovës, ku ka prezantuar projektin “Bashkë për Shtetin”.

Limaj ka thënë se qytetarë të shumtë anekënd vendit i kanë dhënë mbështetje projektit “Bashkë për Shtetin”, pasi sipas tij ky projekt afron e bashkon njerëz me energji pozitive e në shërbim të vendit.

“Sot projekti ynë ‘Bashkë për Shtetin’, ka ngritur të gjithë në këmbë të të gjitha moshave, që nuk e duanë gjuhën helmuese dhe të mashtrimeve dhe po i bashkohen projektit që ofron e qe bashkon të gjitha qytetarët për të forcuar dhe ndërtuar shteti”.

“Po rrahin gjoks që pa mua nuk bëhet shteti, pa mua nuk çlirohet, pa mua nuk zhvillohet Kosova, pa mua nuk mbrohet Kosova. Nuk është ashtu, Kosova ka ardhur këtu bashkë, duke iu falënderuar atyre baballarëve e intelektualëve, e punëtorëve, studentëve, vajzave dhe djemve të rinj dhe gjithë Kosovës ka ardhur projekti i lirisë së Kosovës dhe projekti i Pavarësisë. Ne nuk heqim dorë, dhe është shpërblyer vendosmëria jonë”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për komisionerin e ardhshëm ekonomik të Bashkimit Europian, Paolo…