Limaj bën homazhe në Reçak

15 janar 2024 | 20:43

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe në Reçaku, në 25-vjetorin e kësaj masakre.

Ai ka thënë se masakra e Reçakut është në themelet e lirisë së Kosovës. “Me përkulje nderojmë të gjithë martirët dhe dëshmorët, jo vetëm të kësaj masakre, por të gjithë kombit. Kemi qenë zëra të paktë që tash e 25 vite kemi ngritur zërin duke kërkuar që të jemi të kujdesshëm me të kaluarën tonë historike që ka sjellë këtë liri. Duhet shohim pse qindra masakra ende nuk janë të hetuara për më tepër kryesit e tyre kanë marrë guximin për t’i mohuar derisa ende vazhdojnë të qëndrojnë në strukturat drejtuese të shtetit serb”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se në kohën kur po na sulmohet historia nga katër anët, u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkim në mbrojtjen e të vërtetës që po tentohet të na ndryshohet.

“Është koha e fundit kur duhet fillohet të kthejmë kokën dhe për ngjarje të tilla të mos kujtojmë e të kujdesemi vetëm njëherë në vit!”, ka theksuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sali Bislimi Drejtësia ndërkombëtare, njerke për Kosovën dhe nanë…