Limaj: Është koha që rinia të marrë përgjegjësi

12 gusht 2018 | 14:13

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se tash është koha që rinia të marrë përgjegjësi më të mëdha që Kosovën ta bëjë pjesë të Evropës.

Këtë deklarim, Limaj e ka bërë në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, duke thënë se Kosova është me fat që ka rini të shëndoshë, të cilën e ka quajtur pasuria më e madhe e vendit.

“Sot është ditë e veçantë për të gjithë të rinjtë. Kosova është me fat që ka një rini kaq të shëndoshë, si pasuria më e madhe e vendit. Tani është koha që rinia të marrë përgjegjësi më të mëdha mbi vete që Kosovën ta bëjë pjesë të Evropës.

Rinisë kosovare duhet ofruar të gjitha hapësirat e nevojshme që me idetë, kreativitetin dhe energjinë pozitive që ka, të kontribuojë në shtetndërtimin e vendit. Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Suksese!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq, e ka vlerësuar…