Limaj kërkon drejtësi për të pagjeturit

27 prill 2021 | 14:11

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  ka kërkuar drejtësi për të pagjeturit në Kosovë.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, Limaj ka thënë se janë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë për fatin e më të dashurve të tyre.

Kosova sot shënon Ditën e Personave të Pagjetur. Sot, si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre. Sot, në ditën e të pagjeturve, të kësaj plage që vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës, bëjmë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët. Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova jonë e lirë ka kuptim”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur turke Meryem Userli, e njohur për rolin…