Limaj kujton masakrën në Krushë të Madhe

26 mars 2020 | 10:50

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 21-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe.

Limaj ka thënë se në këtë masakër forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banor të pafajshën në mesin e tyre, gra, fëmijë dhe pleq.

“Në këtë përvjetor kujtojmë civilët e pafajshëm të moshave të gjinive të ndryshme të cilët u vranë nga forcat ushtarake e policore serbe. 21 vite pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë dalë para drejtësisë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot bëhen 21 vjet kur forcat serbet në Krushë të Madhe vranë dhe masakruan qindra banorë të pafajshëm, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq. Në këtë përvjetor kujtojmë civilët e pafajshëm të moshave e të gjinive të ndryshme të cilët u vranë nga forcat ushtarake e policore serbe. 21 vjet pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë dalë para drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova, ashtu si vendet e tjera në botë, është duke…